Daçiq: Dihen kushtet tona

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar se “Beogradi e ka njoftuar Brukselin” se çka është “shkak dhe kusht i mjaftueshëm” për pranimin e marrëveshjes me Prishtinë, raportojnë mediat serbe."Ditëve të kaluara janë definuar disa çështje për të cilat Beogradi mendon se është e domosdoshme të përmbajë marrëveshja në mënyrë që para serbe ta pranojë atë dokument”, tha Daçiq për agjencinë serbe “Tanjug”.
Ai ka saktësuar se Beogradi në ndërkohë “është përgjigjur në atë për çka është pyetur- çka është kjo shkak dhe kusht i mjaftueshëm që të pranojë marrëveshjen”.
Ai ka theksuar se Beogradi nuk ka asnjë fshehtësi, plan misterioz, apo dëshirë që të shkojë në bisedime, dh e ato të mos kenë sukses.
"Përkundrazi. Vetëm mendojmë se është me rëndësi vitale që të zgjidhet çështja e policisë, jurisprudencës dhe në territorin në veri nuk ka prezencë të ndonjë ushtrie të ardhshme të Kosovës”, ka shtuar Daçiq, citon Koha.net.
"Çështja e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE nuk guxon të ndikojë në cilësinë e marrëve4shjeve dhe të zbatimit të tyre”, tha ai.
Sipas tij, Beogradi shkon në vazhdimin e dialogut “ me besim dhe dëshirë të mirë”.
"dhe nëse do të ketë vullnet të mirë nga pala tjetër, mund të pritet përparim në dialog”, ka thënë kryeministri serb./Indeksonline/