Sulmohet pronari i "Radio Kolashini"

Persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri shtëpinë e Zhivko Bishevac, pronar i ‘Radio Kolashinit’ në Zubin Potok, por përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Kjo shtëpi njëherësh është edhe seli e këtij mediumi, dhe policia ka gjetur së paku 10 gëzhoja të armës automatike, ndërsa në momentin e sulmit në shtëpi kanë qenë e gjithë familja, shkruan express.
Ky është sulmi i tretë me armë ndaj këtij mediumi që ka ndodhur vitet e fundit.
Pronari i Radio Kolashinit, Zhivko Bishevac, nuk ka qenë në gjendje të tregojë motivin e këtij sulmi./Indeksonline/