Daçiq: Do t'i lusim rusët për kthimin e çështjes së dialogut në OKB

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se gjatë takimit me lidershipin rus është diskutuar edhe për bisedimet Kosovë – Serbi.
Dacic ka lënë të kuptohet se edhe Putin pritet të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duke I ndihmuar Serbisë që kjo çështje të shtrohet edhe në kuadër të OKB’së.
Sipas Dacic, Putin ka premtuar se do të bisedojë me politikanët më të rëndësishëm të Perëndimit, përfshirë dhe SHBA’të, me qëllimin që të gjithë të njihen me problemet rreth Kosovës.
“Tani jemi në pozitë që t’i lusim ata (rusët) që krejt kjo të kthehet në OKB dhe kjo nuk është aq lehtë sepse duhet të miratohet një rezolutë e re”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri i Serbisë ka thënë se Rusia ka qenë e hidhëruar me Serbinë duke thënë se disa gjëra zyrtarët rusë i kanë marrë vesh vetëm pasi ato kanë ndodhur.
Një gjë e tillë sipas Dacic ka ndodhur kur zgjidhja problemit të Kosovës ka kaluar për t’u zgjidhur në kuadër të BE’së.
Dacic ka thënë se Presidenti I Rusisë Vladimir Putin e kupton që tani ka ardhur koha që të zgjidhen disa çështje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Jam shumë I kënaqur me atë që më ka thënë Presidenti rus , e kam parë që ai e kupton situatën dhe se është I udhëzuar, dhe se e kupton rëndësinë që në këtë moment të zgjidhen disa cështje” ka thënë Dacic.
Duke folur për takimet e tij me zyrtarët rus Dacic ka thënë se u ka shpjeguar atyre që Serbia duhet ta zgjedhë integrimin në BE, pasi vendi i tij, për shkak të pozicionit të gjeografik nuki takon proceseve dhe organizatave integruese ruse./Indeksonline/