Ish-presidentët amerikanë të ftuar në varrimin e Thatcher-it

Ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe një përfaqësues i presidentit të ndjerë, Ronald Reagan, janë ftuar të marrin pjesë në varrimin e ish-kryeministres britanike, Margaret Thatcher, më 17 prill në Londër.
Marrë parasysh rëndësinë që u ka dhënë Thatcher marrëdhënieve me Uashingtonin, në varrim është ftuar edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.
Siç transmeton AFP, në listën e rreth 2,000 zyrtarëve të ftuar ndodhet po ashtu përfaqësuesi i ish-presidentit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, të cilin “Zonja e Hekurt” e ka cilësuar si terrorist.
Thatcher ka ndërruar jetë më 8 prill nga sulmi në tru./Indeksonline/