Daçiq: Marrëveshjet, të rëndësishme për normalizimin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se marrëveshjet me Kosovën për energjinë dhe telekomunkiacionin janë shumë të rëndësishme për normalizimin e jetëve dhe ndërtimin e besimit midis qytetarëve në Kosovë.
Ai ka thënë se duhen punë serioze në organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë dhe se është e rëndësishme që të gjitha palët të respektojnë detyrimet që parashohin marrëveshjet e arritura në Bruksel, transmeton REL.
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, ka thënë Daçiq.
Ai i ka bërë këto komente në takim me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Beograd. /Indeksonline/