E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK e Lipjanit aderon në AAK

13 anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Lipjan, i kanë thënë lamtumirë partisë së kryeministrit Thaçi dhe që të gjithë janë rreshtuar në Aleancën e Ramush Haradinajt (AAK).

Burimet e Indeksonline, kanë thënë se, kjo ndarje gjigante ka ardhur pas paknaqësive të vazhdueshme që ka pasur përbrenda degës.

Mësohet se kryetari aktual i komunës, Shukri Buja ka mbetur vetëm me tre anëtarë në "gji".

Ndarja e PDK-së tashmë ka marrë përmasa të mëdha edhe në Malishevë, Drenas e Ferizaj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›