E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet Pllaka përkujtimore për të pagjeturit

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot u shënua “Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve”.

Në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore, zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për ndriçimin e fatit të te pagjeturve, dhe shtoi:

“Është më rëndësi të thuhet që institucionet e Republikës së Kosovës, në radhë të parë Qeveria e Republikës së Kosovës, në vazhdimësi është angazhuar dhe po angazhohet për fatin e të pagjeturve në shumë plane, në planin ndërkombëtar, duke kërkuar nga të gjitha institucionet relevante të bëjnë punën e tyre, për të gjetur dhe ndriçuar fatin e tyre dhe zgjidhur këtë problem përfundimtar”.

Në fjalën e saj zëvendëskryeministrja Tahiri, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me familjarët e të pagjeturve, me shoqatat përkatëse që merren me çështjen e të pagjeturve, po ashtu vlerësoj edhe punën e komisionit shtetëror, i cili po punon vazhdimisht jo vetëm për zgjidhjen e fatit të të pagjeturve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›