E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerry: Parapëlqejmë diplomacinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk preferojnë luftën, por diplomacinë.

Pak orë pas tërheqjes së Britanisë nga koalicioni i vendeve që po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Sirisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, i jep edhe një shans më shumë regjimit të Bashar al-Assad dhe mbi të gjitha superfuqive të tjera, për t’u ulur të gjithë në një tryezë bisedimesh mbi gjetjen e një zgjidhje për situatën në vendin e përçarë nga lufta civile.
Në një deklaratë të drejtëpërdrejtë për shtyp, mbrëmjes e së premtes, sekretari Kerry ndau qartësisht fjalimin e tij në tre koncepte, në atë që SHBA di, në atë që duhet të bëjë dhe në atë që do të bëjë.

“E dimë që regjimi i Assad ka përdorur armë kimike dhe ka rezerva të mëdha të tjera të këtyre armëve. Regjimi i Assad ka përdodur këto armë kundër njerëzve të tij. E dime qe sulmi u paralajmerua dhe ushtaret e Assadit moren masa mbrojtese, duke vendosur maska kundërgazi. Dime se sulmi kimik ka qene i qellimshem, dime se çfare ka ndodhur dhe pame viktimat me syte tane. Dimë horrorin dhe makabritetin e kësaj ngjarje. SHBA di se 1 429 persona kane humbur jeten nga ky sulm kimik, përfshi 426 femije. Dime edhe se Assad ishte i vendosur për të marrë nën kontroll periferinë e Damaskut me cdo mënyrë, dimë se madje edhe mjeke qe u perpoqen te shpetonin viktimat mbetën viktimë e këtij sulmi. I gjithe ky terror, eshte vetem veper e qellimshme e regjimit te Bashar al-Assad", nisi deklaratën e tij Kerry.

"Ne dime edhe se cfare bene pas. Une telefonova ministrin e Jashtem sirian, duke i kerkuar te mos fshihej, pasi nëse regjimi nuk kishte asgjë për të fshehur, nuk do të kishte asgjë edhe për të pasur frikë. Megjithate, Siria eshte perpjekur te shkaterroje provat gjate ketyre diteve. Aksesi qe i eshte dhene inspektoreve te OKB-se jashtezakonisht i kufizuar. Te gjitha keto qe dime jane fakte. Pyetja tani eshte jo se cfare dime, por cfare do te bejme".

Duke shpjeguar, për herë të parë në mënyrën më të qartë qëndrimin e shtetit amerikan, Kerry shtoi: "Eshtë e qartë që u shkel vija e kuqe, u shkelen konventat nderkombetare per mosperdorimin e armeve kimike, të firmosura nga pothuajse të gjithë vendet e botës, përfshi Iranin. Vendosmeria e Shteteve të Bashkuara kunder armeve kimike, ka nje rendesi qe kalon kufijte e Sirise. Kjo ceshtje ka rendesi ne Iran, Korenë e Veriut, Liban, kunder organizatave terroriste si Hezbollah, është një cështje me rëndësi për historinë dhe të gjithe planetin".

Megjithatë, pavarësisht të gjithë fakteve dhe tejkalimit të linjës së kuqe, Uashingtoni, në fjalën e Kerry-t, duket se ende nuk është i gatshëm të përkushtohet në një fushatë të re ushtarake.

"E dime qe amerikanet jane te lodhur nga lufta, por kjo nuk na cliron nga pergjegjesite tona. Historia do te na gjykoje, e presidenti Obama do të marrë vendimin e duhur, ne kohen e duhur, pasi te kemi raportin e inspektoreve të OKB-së. Megjithatë, qellimi kryesor është nje proces diplomatik qe te zgjidhe kete krize. Lufta nuk eshte asnjëherë zgjidhja e parapëlqyer", përfundoi fjalimin e tij Kerry.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›