Daçiq: Zgjidhja për Kosovën në vitin 2013

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të jetë e gatshme për të folur për një zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën vitin e ardhshëm.
Daçiq ka thënë se Serbia po merr hapa konkret për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kryeministri serb ka thënë po ashtu se marrëdhëniet në vendet e rajonit, sidomos mes Prishtinës dhe Beogradit, janë acaruar pas vendimeve të fundit të Hagës për lirimin e gjeneralëve kroat dhe ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./Indeksonline/