E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhjetë shqiptarë arrestohen në Berlin për trafikim droge

Policia gjermane në Berlin arrestoi dje 13 veta për trafikim të lëndëve narkotike, mes tyre 10 shqiptarë.

Operacioni i arrestimeve u realizua pas një procesi të përgjimit dhe hetimeve, ku më pas ndërhyrja u bë nga njësitet speciale, transmeton ina njoftimin.

Tetë veta u arrestuan në Metro Heinrich-Heine Strasse, ndërsa pesë të tjerë në pjesë të ndryshme të qytetit dhe në Moritzplatz.

Gjykata informon se 10 nga të arrestuarit janë shtetas shqiptar, për të cilët supozohet të jenë shpërndarës të vegjël të drogës, transmeton koha. Policia informoi se tek shqiptarët u gjetën sasi të vogla të drogës dhe parave.

Autoritetet gjermane nuk kanë zbardhur identitetin e personave të ndaluar. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›