E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakulteti Juridik i UP-së, fiton çmimin e katërt në një garë në Poloni

Studentet e Fakultetit Juridik të UP-së, Arbëresha Zogjani, Besa Gashi, Mrika Gashi dhe Flaka Braha, fituese të vendit të katërt në mesin e shumë universiteteve nga Europa dhe SHBA-ja, në garën në fushën e arbitrazhit, të organizuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Odën Ekonomike Polake dhe Instituti Evropian për Studime Ligjore, e mbajtur në Poloni.

Ndërsa, garuesja Arbresha Zogjani ka fituar çmimin individual si oratorja me e mirë.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili është takuar me studentet, pasi ka uruar garueset për çmimet e fituara, ka premtuar së njëri nga çmimet që do të ndahen në ditën e drejtësisë, do t’i takoj këtyre studenteve dhe së do të mbështesë aktivitetet garuese të tyre në të ardhmen.

Iniciatori kryesor për pjesëmarrje në këtë garë të Fakultetit Juridik të UP-së, ka qenë Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës, ndërsa garueset kanë qenë në përkujdesjen e Luljeta Plakolli-Kasumi, Asistente në Fakultetin Juridik të UP-së dhe Anjezë Gojani, Sekretare e Përgjithshme e Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›