E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq kundër kushtëzimit të BE me Kosovën

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq për ka deklaruar se “është gabim të frenohet rruga evropiane e Serisë për shkak të raporteve me Kosovën, njofton B92.

"Problemi i Kosovës nuk është krijuar brenda natës dhe nuk është reale që të zgjidhet brenda natës. Mendoj se këtë askush nga ne nuk mund ta kërkojë këtë", ka thënë Daçiq.

"Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për çdo gjë dhe mendoj se ky është proces që duhet të zhvillohet paralelisht me bisedimet për anëtarësim. Është gabim nëse për shkak të raporteve me Kosovën frenohet rruga evropiane e Serbisë”, ka thënë Daçiq, transmeton Koha.

Sipas fjalëve të tij Serbia është e gatshme të zbatojë marrëveshjet për bashkëpunim rajonal dhe për menaxhimin e integruar të kufirit që i ka arritur qeveria paraprake.

Duke folur për takimin e ardhshëm me kryeministrin Thaçi, Daçiqi ka thënë se qëllimi i takimit është normalizimi i i problemeve të përditshme të të gjithë qytetarëve me përqendrim të nevojës për bashkëpunim.

Duke komentuar se deklaratën e Thaçit se është lodhur nga politika serbe për ndarje të Kosovës, Daçiq ka thënë: "Po të ishte punë e kryer pavarësia dhe shkëputja e Kosovës, ne tani as që do të kishim nevojë të zhvillonim dialog. Statusi i bashkësisë serbe në veri dhe në jug, për ne është çështje shumë e rëndësishme"./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›