E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet një shtëpi në Shtimje

Rreth orës 15:00, në rrugën “Tirana” të Shtimes sot është djegur në brendi shtëpia dy katëshe e Sadik Arifit ku, sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, policia njoftoi se shtëpia ka qenë e pabanuar.

Rreshteri i policisë në Shtime, Arsim Roshaj tha se policia ka dalë shpejt në vendin e ngjarjes dhe menjëherë e ka ndërprerë energjinë elektrike.

“Aktualisht, rasti është nën hetimet, ndërsa gjatë ditës së nesërme besoj se do të dalim me një komunikatë zyrtare rreth kësaj çështje”, tha Roshaj, shkruan koha.

Ndërkaq, Mevlide Baftiu-Arifi, vajza e pronarit të shtëpisë, dyshon se djegia e shtëpisë është bërë me qëllim nga persona të pa ndërgjegjshëm.

“Në këtë shtëpi nuk banon askush, andaj para një viti shtëpia është vjedhur nga persona të pa ndërgjegjshëm, ndërsa tashti ne dyshojmë se prapë dikush ka hyrë brenda nga dritarja dhe ia ka futur zjarrin me qëllim. Asnjëherë nuk kemi pasur telashe me energji elektrike, andaj këtu po vërehet se janë djegur dyshemeja në katin e parë e të dytë, gjithashtu janë djegur mobilie, si dhe rrobat e familjes”, deklaroi ajo./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›