E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Lirimi i Haradinajt i shtoi bukurinë festës së 100 vjetorit

Seanca solemne në nderim të Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt u hap dhe u përmbyll duke përshëndetur kthimin e të tre ish-luftëtarëve.

Kreyekuvendari Jakup Krasniqi, në hapje të kësaj seance theksoi se vendimi i djeshëm i shtoi bukurinë dhe madhështinë kremtës ndërkombëtare të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Krasniqi, në fjalimin e tij para deputetëve tha se pretendentët e inicimit të këtyre proceseve inkriminuese janë munduar të njollosin luftën e një ushtrie dhe të një populli.

“Luftëtarët kanë mbrojtur pastërtinë e luftës së tyre. Vendimi i gjykatës është ngjarje e rëndësishme në jetën personale të ish akuzuarve të cilët ju kthyen familjeve, qytetarëve dhe institucioneve. Unë ju uroj atyre mirëseardhje dhe mbarësi në jetë”, theksoi Kryeparlamentari Krasniqi.

Krasniqi po ashtu në këtë seancë u lut që drejtësia të veprojë njëjtë edhe me ish-luftëtarin tjetër, Fatmir Limaj.

“Shpreh dhimbjen e fortë se edhe Fatmir Limaj do të fitojë, duke shpallur pafajësinë e tyre dhe ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ta mbrosh luftën qoftë edhe duke sakrifikuar moralin, është një nder shumë i madh”, theksoi Krasniqi.

E ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim të shkurt, duke u premtuar atyre se së bashku do ta qojnë Kosovën përpara.

“Është sfiduese me fol para juve sidomos që ju jetoni çdo ditë me punët dhe sfidat që përballet vendi ynë, por edhe me sfidat që përpara jemi përballur. Dëshira ime është që vendin tonë me e pa fitues, por jo vetëm me një grup, por me të gjithë ju. Do të jem shumë i kujdesshëm që të punoj me gjithë ju me përkushtimin më të madh./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›