Daçiq thirret në prokurori

Policia serbe do të duhet të dëgjojë kryeministrin Ivica Daçiq dhe disa bashkëpunëtorë të tij në lidhje me kontaktet e funksionarëve shtetëror me anëtarët e narko klanit të Darko Shariq.
Kërkesën për pyetjen e tyre, siç shkruan "Blic" ka parashtruar prokurori për krim të organizuar Milko Radisavleviq, i cili kërkoi nga organet e policisë që të hetojë rastin në hollësi.
Nën hetim policie përveç kryeministrit, do të jenë edhe ish shefi i kabinetit të tij Branko Llazareviq, disa funksionarë të lartë shtetërorë dhe policorë, si dhe disa bashkëpunëtorë tanimë të gjykuar të Shariqit./Indeksonline/