E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci Kosova ende e lendueshme

Nga Express me 27 nentor 2010 ne ora 1742

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci ka vleresuar se tri vjet pas pavaresimit shteti i Kosoves eshte ende shume i lendueshem. ar dhe per shkak te mos realizimit te sovranitetit te plote ka pesuar humbje prej me se 100 milione euro.

147Ne gati tri vite te shtetesise shteti me i ri ne bote ka qene i lenduar ne aspektin e sovranitetit dhe integritetit territorial nje plage e cila Kosoves i ka shkaktuar mbi 100 milione euro humbje per shkak te kufijve te hapur per shkak te mosrespektimit te ligjit mbi doganat. Kete plage e zmadhojne dhe e bejne edhe me te dhembshme edhe vrasjet e shtyllave kryesore te Kosoves vrasjet e pjesetareve te Policise se Kosoves per familjet e te cileve shteti nuk ka treguar asnje interesim dhe perkujdesje148 ka thene Daci duke prezantuar platformen zgjedhore te partise para Deges se LDD ne Ferizaj.

Sipas nje komunikate per shtyp te LDD-se me tutje Daci ka vleresuar se ne tri vite pavaresie Kosova ka sovranitet dhe integritet te parealizuar me kufij te hapur te cilet gjithashtu e kane demtuar lirine dhe demokracine. Mosmenaxhimi i kufijve te shtetit te Kosoves sipas tij eshte edhe rezultat i mungeses e respektit kushtetues qe eshte obligim i institucioneve dhe i shtetit te Kosoves.

Edhe me kete rast akademik Daci tha se jane te bindur se kane pergatitur nje platforme qeverisese pjese e se ciles LDD me siguri do te jete.

LDD ka pasur grupin parlamentar me te fuqishme dhe me te zeshem ne Parlamentin e Kosoves tha kryetari Daci duke vazhduar se ky ishte i vetmi grup parlamentar qe nuk ka qene i shantazhuar as brenda as nga jashte.

147Ishte i vetmi grup parlamentar qe e ka shtru per debat kufirin shteteror te Kosoves sovranitetin dhe integritetin respektimin e Kushtetutes. Kemi qene i vetmi grup parlamentar qe e ka shtru ne Parlament ceshtjen e sherbimeve dhe sigurimit shendetesor nje sherbim qe qytetaret e Kosoves asnjehere nuk e kane pas me te keq.

Lideri i LDD-se tha se shtylla e drejtesise eshte e njollosur skajshmerisht dhe se behet fjale per nje drejtesi e cila nuk e ka pas asnje perkrahje te shtetit as materiale e as politike per permiresimin e cilesise se punes se saj.

LDD vlereson se vetem gjyqesori i pavarur i depolitizuar dhe me perkrahjes financiare eshte i afte qe te realizoj detyrat e shumta te cilat i ka tha akademik Daci.

Ne aspektin ekonomik duhet te ndodhe ndryshimi i prioriteteve strategjike qe do te jene lokomotive e zhvillimit. Ne tha akademik Daci angazhohemi per nje ekonomi e qendrueshme brenda se ciles bujqesia duhet te kete vend te rendesishem pasi qe paraqet resurs i pashfrytezuar si per zhvillim ekonomik ashtu edhe per zvogelimin e papunesise.

Sahit Krasniqi kryetar i Deges se LDD ne Ferizaj tha se LDD nuk mund te pajtohet me situaten neper te cilen po kalon Kosova per shkak te nje qeverisjeje te gabueshme e koncentruar ne interesat personale grupore dhe partiake qe e solli shtetin afer pikes zero.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›