FER prezanton 5 shtyllat

Subjekti politik Fryma e Re prezantoi sot 86 kandidatet per deputete per zgjedhjet e 12 dhjetorit si dhe programin dhe vizionin e Frymes se Re per qeverisje te perbere nga pese shtylla kryesore me qellim te permiresimit te jetes se qytetareve.
Kryetari i Keshillit Drejtues te ketij subjekti Shpend Ahmeti ka thene se ky program tashme ka filluar te kopjohet edhe nga te tjeret mirepo sipas tij ky eshte fillimi i ndikimit te FER146it ne shoqerine kosovare.
Ne paraqitjen e programit zgjedhor te FER146it Ahmeti prezantoi pese pikat kryesore te programit zgjedhor ku hyn zhvillimi ekonomik qeverisja e mire dhe lufta anti-korrupsion mireqenia sociale investimi ne te ardhmen si dhe ne shtyllen e peste te FER146it hyn partneriteti me bashkesine nderkombetare.
Duke folur mbi programin e FER-it Ahmeti ka kritikuar politiken aktuale qeverisese duke thene se kjo qeveri ka lene anash rinine ndersa beri te ditur se ne programin e tyre nuk do te kete premtime prej 50 per qind por programe konkrete.
147Me programe konkrete dhe jo me premtime te rritjes se pagave per 50 per qind tri jave para zgjedhjeve ne e kemi tregu ne programin tone se si brenda 9 muajve me nje reformim te sistemit pensional te cilin do ta shtyjme prej dites se pare kur te marrim qeverisjen do te tregojme se si mund te rriten pensionet e me me rendesi si te rritet respekti per nje gjenerate te tere148 ka thene Ahmeti.
Sipas tij Kosoves i nevojitet integriteti vizioni i qarte se cfare duhet bere dhe profesionalizmi per t146i bere politikat qe e shpijne Kosoven drejt nje jete me te mire per te gjithe qytetaret.
Ai ka ftuar qytetaret qe me 12 dhjetor te dalin ne zgjedhje dhe te votojne FER146in per sic tha 147T146i japim Fryme Kosoves ne menyre qe te shkojme perpara148.