Haradinaj kerkon lirim te perkohshem per zgjedhjet
Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj ka kerkuar nga Tribunali i Hages qe ta liroje perkohesisht per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove. Si shkak per lirimin e perkohshem Haradinaj ka theksuar se bashkeshortja e tij eshte shtatzene dhe se duhet te linde nga mesi i janarit te vitit te ardhshem. Ne kerkesen per lirim te perkohshem mbrojtja pohon se nuk ekziston frike se Haradinaj mund te ike apo te ndikoje te deshmitaret nese lejohet te qendroje ne Kosoves nga 17 dhjetori i ketij viti e deri me 14 janar te vitit te ardhshem. Por Haradinaj ne kerkesen e tij nuk ka kerkuar leje nga gjykatesi per angazhim ne politike nese lirohet perkohesisht.
Ne Tribunalin e Hages Haradinaj ndodhet qe nga 20 korriku i ketij viti. Tribunali ka refuzuar ne shtator ti mundesoje mbrojtje ne liri deri ne fillimin e rigjykimit duke vleresuar se mund te ndikonte te deshmitaret. Keto dite pritet qe Tribunali i Hages ti pergjigjet kerkeses se mbrojtjes per lirim te perkohshem. Nenkryetari i AAK-se Ardian Gjini ne nje interviste dhene Kohes Ditore ka thene se kjo parti do ta zhvilloje fushaten elektorale pa liderin e saj Ramush Haradinaj. Por ai ka thene se Haradinaj do te kthehet brenda pak kohesh para se Presidenti ta mandatoje personin qe do ta formoje qeverine e cila do te dale nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.