Daci: Për veriun fajet i kemi të gjithë

“Për gjashtë vite sa e ka udhëhequr Parlamentin asnjë cent në buxhet të Kosovës nuk e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare, përkundrazi kurrë qeveria jonë nuk e ka menaxhuar buxhetin që vetë e kemi krijuar deri në pavarësi, përkundrazi edhe sot në paguajmë njerëzit në veri që nuk na lënë as të shkelim në atë pjesë”, ka thënë Daci.
Këto komente i ka bërë kryetari i LDD-së Nexhat Daci gjatë një udhëtimi të tij nëpër veri të Kosovës përderisa ka vizituar kompleksin e kullave të heroit të Kombit, Isa Boletini dhe tri fshatrat Kelmend në Veri të Mitrovicës.
“Për gjendjen e Kosovës në veri faji nga viti 1999 është te të gjithë ne. Nuk ka një njeri që mund të lavdërohet. Kam qenë themelues i institucioneve dhe udhëheqës i vetëm janë kohë të gjatë”, ka thënë Daci. /Koha/