Koha për shitjen e Hulkut

Sulmuesi i Portos, Hulk, do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës, sipas menaxherit të tij, Teodoro Fonseca.
Hulk, tashmë disa vite spekulohet se kërkohet nga Chelsea por së fundmi interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe Paris St-Germain. Fonseca beson se tani është koha që klienti i tij të braktis Porton.
“Nuk kam dyshime, Hulk do të largohet gjatë verës. Pas katër sezoneve në Porto, tani është koha për shitjen e tij. Ai është i gatshëm për transferim në një klub të madh dhe ka shumë oferta”, deklaroi Fonseca për mediet portugeze.