E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkurtimi jokushtetues?

Atifete Jahjaga mund të vendosë vetë ta braktisë Presidencën, por fundin e saj nuk do të arrijnë t’ia shkruajnë anëtarët e Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese. Burime të Express thonë se Gjykata Kushtetuese pritet ta konsiderojë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut Amendamentin e Dhjetë, ku parashihet fundi i mandatit të Presidentes aktuale. Ky propozim bie ndesh me Nenin 45 të Kushtetutës.

Atifete Jahjagës do t’i lihet në dorën e saj të zgjedhë se si do të largohet nga posti i Presidentes.

Asaj nuk do të mund t’ia marrin mandatin në formën se si ka parashikuar Komisioni për Ndryshimet Kushtetuese, me Amendamentin e Dhjetë.

Burime të Expressit brenda Gjykatës Kushtetuese kanë treguar se gjyqtarët janë pajtuar që Amendamentin e Dhjetë të propozimeve të Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, ta kualifikojnë si jo në përputhje me të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ky nen parasheh përfundimin e mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga para përfundimit të mandatit kushtetuese pesëvjeçar.

Sipas zyrtarit të Gjykatës Kushtetuese, që foli në kushte anonimiteti për Express, propozimi i 10-të për ndryshimin e Kushtetutës është në kundërshtim me Nenin 45 të Kushtetutës.

Në këtë nen garantohet e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, derisa sipas të njërit draft të përgjigjes së Gjykatës, askush nuk mund t’ia marrë dikujt mandatin e fituar në mënyrë ligjore dhe kushtetuese.

“Çdo shtetas i Republikës së Kosovës që ka arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, gëzon të drejtën të zgjedhë dhe të zgjedhet”, thuhet në nenin 45, pika 1 e Kapitullit II të Kushtetutës së Kosovës, ku flitet për “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›