Dacic: BE po kërkon zyre, kod telefonik, e çka jo për Kosovën

“Le ta bëjnë qeverinë serbe edhe pa mua, s’është kah ma ndien !..Brukseli s’mund të ma imponoj hapjen e Zyrës së Serbisë në Prishtinë…” transmeton agjencia, “Presheva jonë”.
Kushtet e Brukselit ndaj Beogradit për Kosovën duket se kanë krijuar përçarje dhe konfuzion mes liderëve serbë, në krijimin e Qeverisë së re.
Ministri në largim i MPB-së, Ivica Dacic, sot në Novi Sad u tregua sa nervoz po aq edhe kritik, ndaj “arkitektëve” të qeverisë së ardhshme serbe, sipas të cilit është krijuar një ”konfuzion” mbi çështjen e formimit të qeverisë së Serbisë, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Partinë Progresive Serbe.
“Përse më pyesni pse nuk formojnë një qeveri? E pra, le të formojnë pa mua, çfarë më intereson, s’është kah ma nien fare mua.. Pse unë të hyjë në Qeveri në të cilën dikush nesër do të thuhet se ajo duhet të pranojë të gjitha kërkesat e Brukselit dhe duhet negociuar me BE-në për Kosovën”, thotë Dacic.
“Si do të veprojë Qeveria jonë kur BE-ja thotë se ne kemi nevojë për të hapur një zyrë në Prishtinë? Si do të sillen për disa muaj, kur ata thonë se Kosova duhet të marrë një kod të vetin telefonik? Kjo sigurisht nuk është pyetje e parëndësishme dhe nuk janë gjëra për t’u injoruar..”, tha Dacic.
Udhëheqësi i socialistëve ka mohuar pretendimet se, për të formuar një Qeveri me progresistë pas tij qëndron Moska, duke thënë se presioni është në anën tjetër.
“Katër vjet më parë, Putin nuk më ka thirrur mua, por krerët e shtetit nga perëndimi për të mbështetur Tadicin, atëherë kjo nuk do mend”, tha Dacic dhe shtoi se ky nuk është as pro-rus apo pro-evropiane, pro-serb.