Inva në ‘Lojërat Verore të Dubrovnikut’

Organizatorët e festivalit ‘Dubrovacke Ljetne Igre’ (Lojërat Verore të Dubrovnikut) kanë prezantuar në Zagreb programin e edicionit të sivjetmë.
Festivali i Dubrovnikut fillon më 10 korrik dhe përfundon më 25 gusht.
Derisa po prezantonte pjesën muzikore të festivalit, maestro kroat, Ivan Repusic, bëri të ditur se, koncerti që dubrovnikasit dhe mysafirët e festivalit do të mund ta shohin në fund – para kishës së Shën Vlah, do të jetë kulmi i ‘Lojërave’.
Në fakt, nën përcjelljen e Filarmonisë së Sllovenisë, do të interpretojnë dy yjet botërore: sopranoja shqiptare, Inva Mula, dhe baritoni, Leo Nucci. Ky koncert, që pastaj do udhëtojë nga Dubrovniku në Lubjanë, realizohet në bashkëpunim me Festivalin e Lubjanës.