Daçiç: Korrigjim të vijës administrative Serbisë-Kosovë

Ministri i Brendshëm dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, tha se “zgjidhja më e mirë” për Kosovën mund të përfshijë një korrigjim të vijës administrative midis Serbisë dhe Kosovës.
“Washingtoni ka thënë se ne duhet të respektojmë realitetin në terren dhe realiteti në terren, sot, na thotë se janë dy Kosova: serbe dhe shqiptare", thotë Dacic për SETimes.
Ndërsa në lidhje me integrimin e Serbisë në BE, Dacic deklaron se “Serbisë i duhet të hyjë në BE, pavarësisht të gjitha pengesave”. Por, në këtë aspekt, ai përmend kushtet që Serbia nuk mund t`i pranojë: “Njohjen e Kosovës, si dhe të gjitha përpjekjet për të detyruar serbët e Kosovës në institucionet e Kosovës".