Spanja ka më shumë se pesë milionë të papunë

Instituti Kombëtar i Statistikave tha se në fund të dhjetorit 2011 Spanja kishte 5.3 milionë të papunë, nga 4.9 milionë të papunë që ishin në tremujorin e tretë të vitit.
E përkthyer në përqindje, norma e papunësisë në Spanjë është rritur nga 21.5 % në 22.8%, çka përbën përqindjen më të lartë në të paktën 17 vitet e fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se më shumë se gjysma e personave mes moshës 16-24 vjeçare janë të papunë (51.4%), krahasuar me 45.8% që ishte më parë.
Spanja aktualisht ka normën më të lartë të papunësisë në eurozonën 17-kombëshe dhe pritet të rrëshqasë edhe më thellë në recension. Por, gjithsesi, lajmi i mirë është se të dhënat zyrtare flasin për më pak të papunë se sa parashikonte ministri spanjoll i Financave të enjten (5.4 milionë).
Partia qeverisëse e Spanjës ka premtuar reformat ë thella në mënyrë që të parandalojë rritjen e numrit të të papunëve. Të enjten, punonjësit e shërbimit publik mbajtën një seri demonstrimesh anekënd vendit kundër papunësisë dhe masave të rritje të kursimit.
/Start/Fatjon Prroni/
2012-01-27 10:03