Daçiç: Serbët në Kosovë të dalin në zgjedhje me një parti
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka kërkuar nga serbët e veriut të dalin me një parti të përbashkët në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit që do të zhvillohen në Kosovë.
Në një intervistë për televizionin serb B92, Daçiç theksoi serbët duhet të marrin pjesë me një listë të përbashkët në zgjedhje, e jo të të paraqiten me shumë parti.
Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme, pasi përveç të tjerash do të vendosin se kush do ta udhëheq edhe Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë.
Gjithashtu kryeministri serb Dacic,ka mbrojtur edhe politikën e qeverisë së tij ndaj Kosovës.
Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën, tha Daçiç.
Ai theksoi se tani Serbia ka ardhur në situatë ku ose do të humbasë ardhmërinë e saj dhe të qëndrojë në bajoneta, ose do ta zgjidhë këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme.