E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, greve 24 orëshe kundër masave të reja

Një javë reagimesh intensive dhe grevash fillon nga e hëna deri të mërkurën, në prag të votimit nga Parlamenti të masave të reja. Grevat do të kulmojnë të martën me grevën 24 orëshe të shpallur nga dy sindikatat më të mëdha në vend, GSEE dhe ADEDY dhe tubimin e protestës në sheshin Klathmonas, në qendër të Athinës.

Nga e hëna deri të mërkurën mbyllur do të jenë bashkitë e vendit, pas vendimit të unionit të bashkive dhe komunave, në shenjë proteste për heqjen e rojeve të shkollave dhe shkrirjes së policisë bashkiake.

Të martën e të mërkurën, lëvizjeve të protestave do t`u bashkohen edhe mjekët e punonjësit e tjerë të spitaleve shtetërore, që kanë paralajmëruar grevë 24 orëshe.

Probleme do të kenë qytetarët edhe për lëvizjen me trena apo metro pasi punonjësit e hekurudhave gjithashtu marrin pjesë në grevën 24 orëshe, të martën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›