E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara e demave te San Ferminit

Të sfidosh demat në festivalin tradicional të San Ferminit në Pamplona ka rreziqet e veta. 21 të plagosur - ky është bilanci i përballjes me ta në ditën e 6-të të festivalit të famshëm të demave.

Incidenti ndodhi kur toreadorët po hynin në arenë, që shënon finishin e garës prej 848,6 metrash në një prej terreneve më të rrezikshme përmes rrugicave të qytetit. 

Rrëmuja u krijua kur dy nga gjashtë demat pjesëmarrës në garë u hodhën mbi njerëzit. 
"21 persona u plagosën dhe u dërguan në spital, mes të cilëve një spanjoll 19 vjeçar në gjendje të rëndë", deklaroi për mediat mjeku i spitalit "Navarra", Javier Sesma.
 Demat duhet të kalojnë në rrugicat e ngushta të qytetit për të vajtur deri tek arena. Disa prej spektatorëve kanë humbur ndjenjat pasi janë përplasur  me njëri-tjetrin, po për fatin e mirë, demat që peshojnë më shumë se gjysëm ton, nuk i kanë shtypur.

Festivali i lëshimit të demave të egër në rrugët e ngushta të qytetit është një traditë shekullore.  Në të marrin pjesë miijëra spanjollë dhe turistë nga e gjithë bota. Vrapimi i demave është bërë i famshëm nga romani i shkrimtarit Ernest Hemingway, “The Sun Also Rises” i vitit 1926.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›