Dacic dhe Nikolic fishkëllehen nga turma dhe quhen ‘tradhtarë’
BEOGRAD- Kryeministri serb, Ivica Dacic, mezi arriti të mbajë fjalimin e parashikuar para Kishës së Shën Gjergjit, në Opelanac, ku të dielën u rivarrosën mbetjet mortore të katër anëtarëve të familjes mbretërore serbe Karadjordjevic. Turma prej disa mijëra njerëzve, fishkëlleu gjatë gjithë kohës sa po fliste ai, njofton gazeta ‘Blic’.
Gjatë fjalimit të Dacic, të pranishmit brohorisnin “Duam Mbretin”, kërkonin unitet dhe pajtim kombëtar, ndërkaq kryeministrin e quanin “tradhtar”.
"Me këtë është vendosur edhe pjesa e fundit e mozaikut, që flet për historinë e popullit dhe shtetit tonë. E kaluara nuk mund të ndërrohet, por gabimet e saj po përmirësohen sot. Prandaj, është me rëndësi që populli serb në të ardhmen të jetë unik, dhe të mos gabojë. Ideologji ka shumë, por Serbia është vetëm një”, theksoi, mes tjerash, Dacic.
Pas kryeministrit Dacic, turma e revoltuar iu drejtua edhe presidentit serb, Tomislav Nikolic, i cili po ashtu u prit keq nga të pranishmit. Ata vazhduan të fishkëllenin dhe të bërtisnin “tradhti, tradhti”, megjithëse Nikolic arriti ta përfundojë fjalimin.
(e.m/Express/BalkanWeb)