E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, një 34-vjecar ekzekutohet me kallashnikov

KAVAJË- Një person është ekzekutuar pasditen e sotme me armë zjarri tip ‘kallashnikov’ në zonën e malit të Robit, Kavajë.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima është një 34-vjecar me inicialet E.T nga Shijaku.

Forca të shumta kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vrasjes 

Nisin hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›