E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq i kërkon UNMIK-ut të jetë më aktiv

Serbia vazhdon të insistojë se misionet ndërkombëtare nën patronazhin e OKB-së duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të drejta të barabarta.

“Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit me përfaqësuesin special të UNMIK-ut në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se është më së e nevojshme që UNMIK-u të ketë një rol edhe më aktiv për të promovuar siguri edhe në pjesën jugor”, thuhet në komunikatën për media të qeverisë serbe.

Që të dy kanë potencuar se të gjitha çështjet e debatueshme dhe problemet në Kosovë duhet të zgjidhen më dialog paqësor, pasi kjo është mënyra e vetme për të gjetur një paqe të qëndrueshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›