Daçiq, takohet me Ashton - flasin për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, IvicaDaçiq, gjatë ditës së sotme do të zhvillojë takim me e shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Gjatë këtij takimi, pritet të diskutohet zbatimi marrëveshjes së arritur në mes delegacionit të Kosovë dhe Serbisë për bisedime, për përfaqësimin rajonal.
Deri më tani, kjo marrëveshje nuk ka gjet zbatim, edhe pse për këtë marrëveshje, Serbia ishte zotuar se ta zbatonte.
Ndërsa në të ardhmen pritet një rreth i ri bisedimesh Kosovë-Serbi. Këto bisedime do t`i udhëheqë, kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton, e mbështetur nga sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton.