E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Dialog politik nëse bëhet transparencë e zgjedhjeve

Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade deklaroi se PS nuk mund të vendosë dialogun politik në rast se nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve.
Një ditë mbas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, sekretarja Dade deklaroi se, "dialogu politik nuk mund të vendoset në rast se kryeministri Berisha nuk i merr seriozisht kërkesat e opozitës për të bërë transaparencën e plotë të zgjedhjeve".
Dade tha se "PS do të vazhdojë përshkallëzimin e protestave të saj, në mbrojtje të votës së lirë, si dhe denoncimit e mashtrimit elektoral".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›