Berisha- Davutogl: Rriten investimet turke në Shqipëri

Kryeministri Berisha ka pritur një takim ministrin e jashtëm turk z. Ahmed Davutoglu. Në veçanti në takim u vlerësua fakti se investimet turke në Shqipëri kanë njohur një rritje të jashtëzakonshme gjatë mandatit të shkuar 4 vjeçar të qeverisë "Berisha" nga rreth 50 milionë përpara këtij mandati, po afrojnë tashmë shifrën rreth 1 miliard $. Kompani nga më të mëdhatë dhe më seriozet turke janë duke zhvilluar aktivitete të suksesshme në Shqipëri. Kryeministri Berisha dhe Ministri turk shprehen vendosmërinë e të dy qeverive që në vijim të zgjerohet bashkëpunimi edhe më tej në të gjitha fushat në veçanti në turizëm, arsim, transporte etj.