E Diel, 1 Nëntor 2026

Dade: Duhen reforma e transparencë për integrimin



Partia Socialiste thekson se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kërkon reforma dhe transparencë dhe jo vetëm dorëzimin e pyetësorit. Deputetja e PS-së, Dade tha në një konferencë për shtyp se qeverisja shqiptare është jashtë çdo standardi evropian.
"Integrimi nuk kërkon vetëm dorëzimin e pyetësorit, por reforma e transparencë, duke filluar nga ekonomia e shteti ligjor. Këtë Berisha se kupton", u shpreh ajo.

Dade tha se Shqipëria po rrënohet për interesat elektorale të qeverisë. "Qeveria hesht për rritjen e varëfrisë, papunësisë e borxhit publik", shtoi ajo.
Sipas deputetes socialiste, në Shqipëri ka rënë shteti ligjor. "Ministrat mund të abuzojnë sepse nuk merret asnjë masë ndaj tyre", saktësoi ajo.
Deputetja Dade deklaroi se në 30 prill shqiptarët duhet të bashkohen në protestën e PS-së për t'i dhënë fund keqqeverisjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›