E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha ngushëllon kryeministrin kinez për tërmetin

Tiranë, 20 prill, NOA - Kryeministri Berisha i shprehu sot ngushëllime kryeministrit të Kinës, Wen Jiabao, për pasojat tragjike të tërmetit të rënë në Provincën Qinghai. Me anë të një telegrami, Berisha, nw emër të qeverisë shqiptare i transmeton homologut kinez ngushëllimet për viktimat dhe dëmet e shkaktuara në 14 prillit.

Me lejoni tju siguroj se Qeveria dhe populli shqiptar i gjendet pranë Qeverisë dhe popullit mik të Republikës Popullore të Kinës, duke ndarë dhimbjen që shkaktoi kjo fatkeqësi natyrore dhe t Ju shpreh ndjenjat më të ngrohta të solidaritetit dhe ngushëllimet më të sinqerta për të afërmit e viktimave, thuhet në telegramin e kryeministrit Berisha.

m.xh/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›