Durrës, peshkatarët protestë për portin

Duke akuzuar bashkinë si përgjegjëse për pengimin e portit të ri të peshkimit në Durrës, dhjetra peshkatarë zhvilluan një protestë para njësisë vendore.
Të grumbulluar para zyrave të Bashkisë, Peshkatarët i kërkuan kryetarit të Bashkisë të mos mbajë më peng ndërtimin e portit, por të lejojë nisjen e punimeve.
Terreni i përcaktuar nga Ministria e Mjedisit për ndërtimin e portit në afëri të shetitores "Taulantja", në kalatën numër zero, në jo pak raste është bërë objekt përplasjesh mes bashkisë, peshkatarëve dhe qeverisë.
Projekti për ndërtimin e portit të ri të peshkimit e ka zanafillën në vitin 2002, kohë kur bashkia e ka miratuar nismën. Por, ndërsa nga ana e saj bashkia e Durrësit është shprehur në mënyrë institucionale" pro" ndërtimit të portit të peshkimit në kalatën zero dhe ky qëndrim , çuditërisht ka ndryshuar sa herë ndryshon qëndrimi i kryetarit të bashkisë.