E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubalcaba:BE, pa rezerva për heqjen e vizave

Vendet e Bashkimit Europian nuk kanë më asnjë rezervë përsa i përket liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Kështu është shprehur ministri spanjoll Alfredo Perez Rubalcaba, në përfundim të mbledhjes së ministrave të Brendshëm të BE, ku u diskutua çështja e liberalizimit të vizave për këto dy shtete.
Gjithashtu ministri spanjoll ka theksuar se edhe pse BE-ja ka shprehur vullnetin e saj pozitiv për liberalizimin e vizave si Shqipëria ashtu edhe Bosnja kanë ende punë për të bërë.
"Nuk pati rezerva politike për liberalizimin e vizave, por disa vende shpresonin që kushtet të ishin plotësuar. Shqipëria dhe Bosnja kanë bërë përpjekje, por kanë ende rrugë për të bërë", ka deklaruar Rubalcaba.
Më tej Rubalcaba ka theksuar se Bashkimi Evropian do të ndjekë nga afër ecurinë e dy vendeve në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›