E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Mbështesim heqjen e vizave

Deputetja e PS-së Arta dade ka deklaruar në seancën plenare se forca që ajo përfaqëson mbështet heqjen e vizave për Shqipërinë.
"Sot jemi këtu për të përfaqësuar njëzëri ëndrrën e gjithë shqiptarëve për të lëvizur lirshëm në hapësirën Shengen theksoi Dade duke shtuar se Partia Socialiste ka qënë gjithmonë e gatshme për të kontribuar për integrimin e vendit.
Sipas saj Partia Socialiste ndodhet në Kuvend për të sjellë frymën e konsensusit për të kontribuar në integrimin e Shqipërisë duke shtuar se sot është dita për tu bërë të gjithë bashkë që Shqipërisë t'i hiqen vizat brenda verës.
Gjithashtu Dade theksoi se maxhoranca po vijon me nxitjen e urrejtjes ndaj opozitës duke shtuar se kjo nuk është një vlerë integruese por theksoi se opozita nuk do të sprapset nga një vlerë tjetër atë të transparencës së zgjedhjeve.
"Ne jemi të vendosur për transparencën e zgjedhjeve theksoi Dade duke shtuar se opozita do të vazhdojë me luftën e saj për hapjen e kutive.
Ndërkohë Dade theksoi se politika shqiptare nuk duhet të luajë aspak me interesin e përbashkët të shqiptarëve mbi heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.
"Lojërat e politikës së ditës nuk mund të hyjnë në këtë fushë të madhe që u përket gjithë qytetarëve shqiptarë", ka theksuar Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›