E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj: Kosova të përfaqësohet vetëm si shtet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i porositi sot krerët e shtetit që në konferencën rajonale, e cila pritet të mbahet këtë muaj në Bërdo të Sllovenisë, ta përfaqësojnë Kosovën si shtet, e kurrsesi ndryshe.

Sipas tij, Kosova nuk guxon të përfaqësohet në Bërdo, si “Kosovë-UNMIK”, por vetëm si Republikë e Kosovës, si shtet i pavarur.

“Po të bëhej kjo, do t’i bëhej një dëm të madh vendit, do të krijonte një precedent, një praktikë që do ta kthente mbrapa nga ajo që ka ndodhur më 17 shkurt 2008”, ka thënë Haradinaj, transmeton KosovaPress.

Ndërsa duke komentuar vizitën e shefit të diplomacisë së Shqipërisë, Ilir Meta, bërë Serbisë, kreu i AAK-së ka theksuar se Shqipëria ka pasur marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Serbinë e tashme.

Kreu i AAK-së ka thënë se vizita e Metës në Beograd nuk duhet me parë vetëm në kontekstin e Kosovës, sipas siç ka thënë ai ekziston konteksti regjional, kontekste të tjera më të gjera, siç janë integrimet në BE e NATO.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›