Kryeparlamentari e largon Gjinin nga salla për fyerje

Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i është dashur të shfrytëzojë autoritetin e tij prej drejtuesi të Kuvendit të Kosovës që t’i kërkojë shefit të Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, që ta lëshojë sallën për shkak të përdorimit të fjalorit joparlamentar.
Ka qenë fjala “rren”, më të cilën i është drejtuar Gjini, ministrit të Ekonomisë, Ahmet Shala, ajo që ka nxitur debatin në Kuvend, duke shtyrë Krasniqin që të kërkojë nga Gjini tërheqjen e fjalës, ose largimin nga salla.
Krasniqi ka thënë se të gjithë deputetët duhet të mësohen me sjelljet parlamentare dhe të përdorin fjalë që janë brenda etikës parlamentare, në të kundërtën duhet të dalin jashtë.
“Ata që e kanë shkelë etikën parlamentare dolën jashtë dhe duhet të jenë jashtë. Duhet të mësohen të jenë të edukuar dhe ta respektojnë etikën e Kuvendin dhe fjalorin parlamentar. Nëse ata nuk kanë fjalë, shprehje dhe nuk dinë të debatojnë nuk kam faj, por duhet ta përdorin fjalorin parlamentar”, ka thënë Krasniqi.
Një reagim i tillë ka ardhur pas deklaratës replikuese të shefit të GP të AAK-së, Ardian Gjini, i cili është nervozuar nga deklarata e ministrit Shala, kur ky i fundit i ka thënë se nuk ka nevojë të nervozohet, derisa i ka sqaruar se pse është i nevojshëm të miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.
“Mos e rreni Kuvendin palidhje dhe me ardhur këtu me thanë mos u bëni nervoz. Për neve është shqetësuese, si është kaq i relaksuar ministri duke e parë çfarë masakre është duke u bërë në financat publike”, ka thënë Gjini, duke iu drejtuar ministrit Shala se nuk bën t’i drejtohet atij me “i nderuar Gjini”, por i nderuari deputet, apo i nderuar Ardian.
Kjo ka shtyrë kryeparlamentarin Krasniqi që t’i kërkojë Gjinit ose ta lëshojë sallën, ose ta tërheq fjalën “rren”, gjë e cila ka rezultuar me largimin e Gjinit dhe të deputetëve tjerë të AAK-së.
Sidoqoftë, pavarësisht kundërshtimeve dhe reagimeve nga opozita, përkatësisht nga AAK-ja dhe LDD-ja, ligjvënësit kanë miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ndërkohë, me propozim të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shqyrtimi i Strategjisë së energjisë për periudhën 2009-2018 është lënë të shqyrtohet si pikë e veçantë, në seancën, e cila është caktuar të mbahet të enjten e ardhshme.
Legjislativi i vendit në seancën e sotme ka miratuar në parim Projektligjin për Avokatin e Popullit, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën administrative dhe Projektligjin për shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit, ndërsa ka shqyrtuar edhe rekomandimin e Komisionit për legjislacion dhe gjyqësi për emërimin e një anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore. /kosovapress/