Dade: “Presidenti të veprojë, PS e gatshme për dialog”
Autori i Lajmit: Redaksia
Deputetja socialiste Arta Dade ka deklaruar dje në mesditë se Presidenti duhet të angazhohet dhe të flasë për vepra, pasi, siç thekson ajo, PS është gati për dialog mes palëve. Dade u shprehu gjithashtu se PS dhe mbështetësit e saj nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për transparencë zgjedhore, pavarësisht se gjendja e grevistëve është përkeqësuar. “Shpreh keqardhjen e thellë që Sali Berisha vazhdon të këmbëngulë për atë që ka këmbëngulur për nëntë muaj. PS e ka shprehur qëndrimin e saj, ne jemi të vendosur dhe këtë e tregojnë grevistët, të cilët kanë një moral të lartë”,- ka pohuar Dade, duke i drejtuar sërish një apel kryeministrit Berisha, që të lejojë hapjen e kutive. Sipas saj, është normale që gjendja është rënduar. “Kaloi nata e 8-të, sot hyjmë në të nëntën, ndaj priten këto në një grevë urie”,- tha Dade, e cila shtoi, ndër të tjera, se “edhe sikur të mos ishte bërë greva e urisë, nuk ka shqiptar që të mos besojë që Berisha i ka vjedhur zgjedhjet. Shqipëria ka bërë 20 vjet mbrapa në kolonat kyçe për demokracinë. Ne ripërsërisim kërkesën për transparencë zgjedhore”,- ka shtuar Dade.
Ky lajm është publikuar: 09/05/2010