E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Rehn këshilloi të hetohen zgjedhjet

“Partia Socialiste është e bindur ashtu sikurse dhe Komisioneri OlliRehn, se vetëm një hetim i plotë i procesit të numërimit të votave dotë kthente normalitetin e jetës politike në vend. Sali Berisha duhet të lejojë hetimin e plotë përmes rinumërimit të kutive të kontestuara nga opozita dhe hetimit të materialeve zgjedhore”, tha sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade.

Sipas saj, Berisha duhet të heqë dorë nga propaganda bajate dhe të përmbushë kërkesat e opozitës dhe sugjerimet e Brukselit. “Më lejoni të ripërsëris, që pa një hetim të plotë të procesit të rinumërimit të votave, nuk ka kthim të jetës normale të jetës në Shqipëri dhe për rrjedhojë as kthim të opozitës në Kuvend”, vijoi deputetja Dade.

Gjatë konferencës, Dade ka përshëndetur vullnetin politik të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Ajo shtoi se Shqipëria ka mbetur në fund “jo për shkak të vullnetit politik të Parlamentit Evropian dhe as të Komisionit Evropian, por për shkak të papërgjegjshmërisë së Sali Berishës”. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›