E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kërkon ekstradimin e regjisorit Roman Polanski

"Kërkesa amerikane për ekstradim bazohet në një mandatarresti të lëshuar nga Gjykata e Lartë e Kalifornisë, për llogari të kontesë së Los Anxhelesit më 1 shkurt 1978, datë në të cilën Polanski duhej të paraqitej në gjykatë siç kërkohej nga vendimi për lirim me kusht", njoftonte sot Departamenti zviceran i Drejtësisë.
    
Regjisori 76-vjeçar, fitues i çmimit ''Oscar'', i cili zotëron shtetësi franceze dhe polake, u arrestua me kërkesë të SHBA-së, pas largimit drejt Zvicrës më 26 shtator për të tërhequr çmimin e fituar për punën e tij në kinematografi në një festival filmi.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›