Dade: S'kam makinën e Kuvendit, deputetja e PS-së hedh poshtë deklaratat e Topallit
Deputetja e Partisë e Socialiste Arta Dade ka reaguar ndaj deklaratave të kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për dorëzimin e automjetit të Kuvendit i cili ende është në përdorim të saj.
"Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif për personalitete të Partisë Socialiste.
Kam refuzuar t'i përgjigjem vulgaritetin të Jozefina Topallit që ofron model negativ në politikë. Por rastet e përsëritura të shpifjes më detyrojnë që në respekt të opinionit publik të sqaroj se automjeti që unë kam patur në përdorim është dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shtator" theksoi Dade në një prononcim për medait.
Sipas saj Jozefina Topalli nuk mund të mbulojë me shpifje dhe mashtrime keqpërdorimin e fondeve të Kuvendit dhe abuzimin me pushtetin.