E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Sondazhe për kandidatët

Emri i kandidatit që do përfaqësojë PS-në në garën për Bashkinë e Tiranës do të vendoset pas sondazheve dhe zgjedhjeve të brendshme në parti. E ftuar në emisionin ?Zip? në Vizion Plus, deputetja Arta Dade ka deklaruar se socialistet që duan dhe mund të garojnë për kryetar bashkie janë të shumtë. Duke folur për zgjedhjet, Dade pohon se pas takimeve në Vjenë me drejtuesit e OSBE-së, ka kërkuar ndërmjetësimin e tyre për rivendosjen e dialogut. Sipas Dades, në protestën e 8 marsit janë të ftuara të marrin pjesë të gjitha gratë që ndihen të fyera dhe të dhunuara nga pushteti aktual, pavarësisht se mund të mos kenë bindje socialiste.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›