Rama nga Fieri: Në zgjedhje të heqim Saliun

Edhe nga Fieri lideri socialist ka rikonfirmuar se opozita do të hyjë në zgjedhje, jo vetëm me qëllimin për të vendosur krerë të rinj në njësitë vendore, por për t?i dhënë fund qeverise Berisha. Gjate turit nën sloganin ?Fajin e ka Saliu?, Rama tha se vendi po qeveriset nga koalicioni i turpit, që pas Gërdecit mori jetën e katër qytetareve të pafajshëm vetëm se po protestonin për një jetë më të mirë. Në Fier Rama ka mirëpritur në radhët e partisë edhe djalin e demonstruesit të vrarë në 21 janar Faik Myrtaj. Gjithashtu shefi i opozitës iu bëri thirrje qytetareve t?i bashkohen protestës së 15 marsit, pikërisht ditën kur mbushen 3 vjet nga shpërthimi i gërdecit, për të larguar sipas tij regjimin vrastar. Partia Socialiste theksoi me tej Rama është e vetmja shprese e shqiptareve për të ndalur korrupsionin e padrejtësitë dhe për t?i dhënë vendit një qeveri të drejtë e të ligjshme.
Shpërndaje