E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelanda e Re ne zi kombëtare

Zelanda e Re ka mbajtur 2 minuta zi kombëtare pas tërmetit shkatërrues qe tronditi vendin një jave me pare. Ne orën 12:50 minuta me orën lokale, i gjithë vendi ra ne qetësi duke kujtuar e nderuar viktimat e tërmetit. Tërmeti me magnitude 6.3 balle qe preku Zelandën e Re te martën e shkuar shkaktoi 154 viktima por zyrtaret shprehin bindjen se bilanci mund shtohet ne mënyrë akoma me tragjike pasi qindra persona rezultojnë ende te zhdukur. Tërmeti i një jave me pare është cilësuar nga autoritetet vendase si katastrofa me e madhe njerëzore ne 80 vitet e fundit. Kostot e tij janë përllogaritur deri me tani ne 20 miliard dollarë. Megjithatë qeveria e Zelandës se Re ka deklaruar se do te nise menjëherë riparimin e rrugëve dhe autostradave, shkollave, riparimin e ndërtesave pak te prekura nga tërmeti. Ne te njëjtën kohe, është kërkuar kujdes maksimal, pasi vendi mund te tronditet nga një termet i dyte dhe për këtë arsye ka nisur evakuimi i banoreve nga zonat me te rrezikuara. Ne televizionin shtetëror janë publikuar edhe emrat e disa prej viktimave te cilët rezultojnë te jene kryesisht studente nga Tailanda, Japonia, Kina, Britania e Madhe dhe Italia.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›