Shkodër, vritet me armë 17-vjeçari

Një sherr mes të rinjsh dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së një 17-vjeçari në qytetin e Shkodrës i cili u qëllua me armë pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Dugajt e reja" pranë një salle lojrash fati ku 17-vjeçari Eduard Thana është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Menjëherë 17-vjeçari është nisur në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetojë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.