E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade, detajet e Strasburgut: Nga darka, në takime ekspertësh

Zgjidhja e permendur nga perfaqesuesi i OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosh do te jete nje pikenisje e mire ne takimet e Strasburgut thote sekretarja per marredheniet me jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade. Verifikimi i materialeve zgjedhore dhe deklarimi i Komisionit te Venecias per fletet e votimit jane alternative e opozites ne keto takime.

"Ky dokument eshte ndare dhe eshte diskutuar edhe me nderkombetaret ne Tirane, dhe sigurisht u artikulua permes ambasadori Robert Bosh i cili u vu si target i sulmeve te kryeministrit. Besoj qe perben nje baze te mire per tu formalizuar tashme dhe ne Strasburg. Do te ishim dakord me hapjen e materialeve zgjedhore, te cilat pastaj ne vleresimin e Komisionit te Venecias te na conin dhe te hapja e kutive te votave, do te thote qe eshte PS qe ne vazhdimesi ka ofruar disa here kompromis", tha Arta Dade, sekretare per marredheniet me jashte.

Dade sqaron se vizita ne Strasburg duke perfshire darken e sotme mes Sali Berishes dhe Edi Rames dhe punen e eksperteve nuk do te zgjasin me shume se dy dite. "Une besoj qe meqenese delegacioni i PS mberrin diku rreth pak pas mesdites, ata do te kene kohe qe te bejne dhe takime me ata qe i kane ftuar, dhe kryesisht me grupin socialist, por pa dyshim qe ne mbremje do te jete darka dhe palet do te ofrojne opsionet e tyre dhe neser besoj qe do te jete puna me eksperetet, per tu formalizuar nje marreveshje dhe une nuk besoj se do te zgjase dy tre dite. Sepse ne fund te fundit ata nuk do te lene punet e tyre e te merren me ne", vijoi Dade.

Nderkohe nje prej ideatoreve te greves se urise Blendi Klosi e quajti te suksesshme greven e urise edhe pse kjo opozite tashme eshte me prane transparences se zgjedhjeve dhe me prane njerezve.

"Sot opozita shqiptare eshte akoma dhe me e bashkuar, e vendosur per ti shkuar deri ne fund ceshtjes se transparences te procesit zgjedhor. Opozita sot eshte me prane njerezve, shume me prane problemeve reale te tyre, nje opozite me njerezit dhe per njerezit", deklaroi Blendi Klosi, sekretar organizativ i Partise Socialiste. Socialistet nuk do te jene ne seancen parlamentare qe zhvillohet sot, duke vazhduar bojkotin kur bisedimet ende nuk kane mbaruar.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›